Lajme

Ndryshon çmimi i karburanteve, shtrenjtohet nafta dhe benzina

Një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë. Kjo pasi çmimi i karburateve ka ndryshuar nga Bordi i Transparencës këtë të mërkurë. Nafta do të tregtohet me 202 lekë, ndërsa benzina me 178 lekë. Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Lexo më shumë  Pamje shqetësuese nga Bosnja: Njësitet speciale të RS-së stacionohen pranë Shkollës së Mesme në Srebrenicë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *