BallinaLajme

Ndryshimet në qeveri/ Mbahet sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme, për votimin e ministrave të rinj, Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshit, pas ndryshimeve në qeveri.

Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga kryeministri Edi Rama, i cili i dërgoi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i kërkuar mbledhjen e seancës , me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Seanca pritet të mbahet pasditen e sotme, në orën 17:00.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa emëroi në vend të tij, në krye të Ministrisë së Jashtme, Olta Xhaçkën, ndërsa në vend të saj, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, u vendos Niko Peleshi.

Rruga Press

YouTube player