Bota

Ndihma për Ukrainën, konferenca e donatorëve në Paris grumbullon 1 miliard euro

Komuniteti ndërkombëtar ka gërmuar thellë në xhepat e tij për të ndihmuar Ukrainën përballë dimrit të acartë.

Të mbledhur në Paris, mbi 50 vende dhe organizata ndërkombëtare dëgjuan nevojat e paraqitura nga presidenti ukrainas për qytetarët e tij, në mënyrë që ata t’i mbijetojnë të ftohtit dhe sulmeve të vazhdueshme ruse.

“Kur stabiliteti energjetik i Ukrainës të jetë i garantuar për gjithë periudhën e dimrit, kur të jetë garantuar se nuk do të ketë më valë emigrantësh nga vendi ynë tek vendet tuaja, atëherë do të jetë e garantuar se nuk do të ketë më sulme, blackout-e, apo kërkim të armëve në Iran dhe vende të tjera nga Rusia”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Ukraina vlerësoi se aktualisht i duhen 800 milionë euro. Vendet mike i tejkaluan pritshmëritë me premtimet e tyre.

“415 milionë për energjinë, 25 për ujin, 38 për ushqimin, 17 për shëndetësinë, 22 për transportet dhe 493 të tjerë që nuk janë përcaktuar ende. Totali shkon mbi 1 miliard euro”, u shpreh Catherine Colonna, Ministre e Jashtme e Francës.

Një përpjekje kolektive që kryeministri ukrainas, i pranishëm në takim, e mirëpriti. Falë vendeve që mbeten aleatët tanë në këto momente të errëta, Ukraina nuk do ta kalojë këtë dimër në errësirë – tha ai.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *