Bota

NATO thotë se Rusia po vazhdon me vendosjen ushtarake rreth Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të Kremlinit për tërheqje

Pavarësisht se Rusia vazhdon të pretendojë se po tërheq më shumë trupa nga kufijtë me Ukrainën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka përsëritur komentet e tij të djeshme se ai beson se nuk ka ndodhur asnjë de-përshkallëzim.

“Përkundrazi, duket se Rusia po vazhdon vendosjen e saj ushtarake”, ka thënë Jens Stoltenberg, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai po fliste në një konferencë shtypi ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s po takohen në Bruksel.

Rusia ka lëvizur gjithmonë trupa përreth dhe kjo nuk do të thotë se ka pasur një tërheqje të plotë, tha ai.

Sipas SkyNews, numri i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdon të rritet dhe një pushtim i plotë mund të nisë pa paralajmërim, vazhdoi ai.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Stoltenberg tha se NATO mbetet e gatshme për diskutim dhe një zgjidhje diplomatike, por është “e përgatitur për më të keqen”.

Mesazhet e fundit mbi diplomacinë nga Rusia ofrojnë një terren për “optimizëm të kujdesshëm”, tha ai, por mbetet për t’u parë nëse Moska do të tërheqë ushtrinë e saj.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Por Kremlini e ka mohuar këtë, duke thënë se NATO-ja është “gabim” lidhur me këtë.

Rusia mohoi gjithashtu të ketë ndonjë përfshirje në një sulm DDoS, i cili ka bërë që uebsajti i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës të dalë nga funksioni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *