Bota

NATO paralajmëron një ofensivë të re ruse në lindje të Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcave ruse do t’iu duhet disa javë për t’u përgatitur për ofensivën në lindje të Ukrainës.

Stoltenberg ka thënë se NATO duhet ta përdorë këtë kohë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i duhet për t’u mbrojtur, raporton BBC.

SHBA-ja ka aprovuar një ndihmë të re në vlerë 100 milionë dollarë me raketa Javelin. Të martën, është raportuar se Çekia është duke dërguar në Ukrainë, një numër të tankeve të prodhuara në Rusi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *