Bota

NATO-ja mblidhet të mërkurën për Ukrainën

Liderët ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të diskutuar rreth Ukrainës dhe rrugës përpara, kanë thënë për Reuters të martën një zyrtar amerikan dhe një zyrtar i NATO-s.

Zyrtari amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, pritet të marrë pjesë në takim virtualisht.

Lexo më shumë  Zelensky publikoi video të sulmit 1500 km në thellësi të Rusisë: Kjo është një fazë e re e luftës

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka thirrur atë që burimi i NATO-s e ka përshkruar si një takim të rregullt në nivelin e shefave të Mbrojtjes.

Një zyrtar tjetër i NATO-s ja thënë se komandanti më i lartë ushtarak i aleancës, Alexus Grynkeëich, do t’i informojë shefat e Mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin javën e kaluar.

Lexo më shumë  Nafta arrin rekord/ Çmimi në bursa, 126 dollarë për fuçi, më i larti prej sulmit në Ukrainë në 2022
YouTube player