KryesoreLajme

Murati kritika ndaj aktgjykimit të Kushtetueses: Duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstituive dhe rolin e Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se veprimet e grupit parlamentar të VV-së dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari  kanë qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke u bazuar në aktgjykimin e vitit 2014-të.

“Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri më 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014,” deklaroi Murati.

Lexo më shumë  “Janë fëmijët tanë ata që po rrihen” Avokati Matlija thirrje avokatëve dhe juristëve: Të hartohen kallëzime penale për dhunën policore ndaj protestuesve. Dy kallëzime janë dorëzuar, të tjerat janë rrugës

Ai shtoi se Kushtetuta nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë, por ndryshimi ka ardhur në interpretimin që po i bëhet asaj nga anëtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese, duke e lidhur këtë me ndërrimin e partisë fituese të zgjedhjeve.

“Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar. Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja,” theksoi ai.

Lexo më shumë  Dita e pestë e revoltës, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Murati gjithashtu kritikoi gjuhën dhe përmbajtjen e aktgjykimit të fundit të Gjykatës, duke shtuar se ai duket i diktuar nga qarqe politike.

“Në fakt, ky aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata,” u shpreh ministri në detyrë.

YouTube player