NATO-ja e akuzon Rusinë për “veprimin e pamatur”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka akuzuar Rusinë për “akte të pamatura”, që përbëjnë rrezik për aktivitetin civil në hapësirë.
Ky reagim ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për kryerje të testit të armatosur, që krijoi më shumë se njëmijë e pesëqind copëza në hapësira.
Zyrtarët amerikanë akuzuan Moskën për shkatërrimin e një sateliti të vjetër me një raketë, që e kanë quajtur veprim të pamatur dhe sulm të papërgjegjshëm. Mbetjet mund të shkaktojnë dëme në stacionin e hapësirës. Moska i ka hedhur poshtë akuzat.
Rruga Press