Lajme

KQZ certifikon rezultatin final të zgjedhjeve në Kosovë, si ndahen komunat mes partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Këtu mund t’i gjeni rezultatet e kandidatëve të cilët kanë fituar votat e mjaftueshme për tu bërë asamblistë.

Lexo më shumë  Zbardhet dosja e re/ Si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merrte tendera dhe licencë për panele diellore nga Balluku, kompania në emër të motrës që punon si shefe kuzhine jashtë vendit dhe kunatit

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 17 komuna kanë zgjedhur kryetarin, kurse 21 tjera kishin shkuar në balotazh më 14 nëntor. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në raundin e dytë të zgjedhjeve, LVV ka fituar në katër komuna, aq sa kanë fituar edhe PDK e LDK, derisa AAK ka fituar në tri komuna.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Lexo më shumë  E pazakontë/ Mbi 200 milionë më shumë në depozitat në euro gjatë majit në Shqipëri

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *