Bota

NATO: Bosnja e kërcënuar nga presioni rus

Udhëheqësit e NATO-s nesër do të mblidhen në një samit në Bruksel për të diskutuar për përgjigjen që do t’i japin pushtimit rus në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se në samitin ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Biden do të merret vendim edhe për vendosjen e katër grupeve të reja luftarake të Aleancës në Europën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Stoltenbergu tha se NATO ka përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet jashtë Ukrainës, pasi kjo do të shkaktonte edhe më shumë vdekje dhe shkatërrime. Dhe në këtë kontekst përmendi edhe vendin ballkanik, të cilin po e sheh si të rrezikuar nga një përhapje eventuale e konfliktit.

Lexo më shumë  Amnesty International: Ushtria izraelite po kryen krime lufte në Gaza me armatim amerikan

“Unë gjithashtu pres që ne do të biem dakord për të forcuar mbështetjen e përshtatshme për partnerët e tjerë të kërcënuar nga presioni rus, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjën e Hercegovinën”, tha ai në një konferencë para gazetarëve.

Stoltenbergu thotë se pushtimi rus i Ukrainës është brutal dhe se është e tmerrshme të shikosh vuajtjet e njerëzve.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Stoltenbergu tha se kishte një mesazh të qartë për Rusinë – se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe se ajo kurrë nuk duhet të zhvillohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *