Bota

NASA: Sateliti kap Diellin duke ‘buzëqeshur’

Një satelit i NASA-s ka kapur një imazh të Diellit në fillim të kësaj jave, i cili shfaq një model që duket si një fytyrë e lumtur.

“Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s e kapi diellin duke ‘buzëqeshur’” , shkroi agjencia hapësinore amerikane në Twitter.

“Në spektrin ultravjollcë, këto njolla të errëta në Diell njihen si vrima koronale dhe janë rajone ku era diellore shpërthen me shpejtësi në hapësirë” , shtoi në postim NASA.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Observatori Dinamik Diellor i NASA -s është një mision që vëzhgon Diellin që nga viti 2010, duke regjistruar aktivitetin diellor dhe të dhëna të tilla si fusha magnetike dhe prodhimi i energjisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *