KryesoreOpinion/Aktualitet

Kosova s’ka halle bërthamore

Shkruan Nezir Kraki

Nëse Amerika dhe Evropa duan ta ngushellojnë Serbinë për « humbjen » e Kosovës, atëherë le ta bëjnë me dhurata tjera, jo më duke e shkelë Kosovën dhe shtetësinë e saj.

E kuptoj shumë mirë dashninë e papritur ndaj Ballkanit për shkak të luftës në Ukrainë dhe i gëzohem kësaj dashnie. Megjithatë, nuk arrij të kuptoj pse duhet të krijohen probleme afatgjata në Ballkan dhe (përsëri) në kurriz të shqiptarëve nën pretekstin e luftës në Ukrainë?!

Ne kemi halle që nuk janë aspak berthamore. Prandaj mendoj që ambasadori Hill ne Beograd dhe të gjithë diplomatët e perëndimit u zgjuan vonë nga hipnoza e «Serbisë evropiane» të cilën edhe disa shqiptarë e futen në mendjen e aleatëve tanë. Jo! Serbia nuk ishte dhe nuk është evropiane aspak në qasjen e saj politike ndaj fqinjëve dhe ndaj Evropës. E di që edhe Hill e Escobar e kanë më të lehtë ta qortojnë Kosovën në disa raste por mirekuptimit që këta e kanë ndaj Vuçiqit i ka dalë boja.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Serbia është pengesa dhe rreziku i vetëm në Ballkan. Është aleatja e vetme e Rusisë këtu. Është sabotuesja kryesore e Bosnjës dhe Kosovës por edhe e Malit të Zi në një shkallë tjetër. Është Serbia që për 10 vite shqelmoi edhe marrëveshjet e nëshkruara në Bruksel, edhe pse ishin ne favorin e saj shumica nga to.

Kosova s’ka çka jep më, merrni vesh! Kosova nuk është kusur per pazare qe bëhen larg Ballkanit. Kosova s’ka probleme me asnjë vend, as me Serbinë madje. Serbia ka probleme me Kosovën. Atëherë, nëse doni përshpejtim të proceseve, e keni shumë kollaj të dashur diplomatë, kërkoni nga Serbia të sillet si shtet normal në respekt të realiteteve politike në Ballkan.

Lexo më shumë  Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Kosova është e humbur për të, mjafton veç t’ia rikujtoni.

Ndërkohë, e mbështes pa asnjë rezerve qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj temave që lidhen me Serbinë. Shtyerje e adaptime mund të ketë sikur tash për targat, por qëllimi nuk guxon të ndryshojë: Shtetëzimi i çdo cepi të Kosovës dhe i çdo fushe të jetës brenda saj.

E ata që porosisin jargitje nga Grenelli sa per t’i lag fytat e tyre n’lehje e siper, ju garantoj që Kosovën kurrë hall s’e kanë pasë. Ata lehin për ashtat që lepinin terrasave e studiove televizive në kohën kur bandat e zhbënin Kosovën dhe grenellat idolizoheshin. Tash përsëri lehin por ashta s’ka më.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *