NASA bën gati misionin e ri për në Hënë: Çfarë është projekti Artemis?
Agjencia hapësinore amerikane po bën gati nisjen e një rakete të re gjigante për në Hënë. SLS është mjeti më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë nga NASA dhe ka për qëllim të përgatisë terrenin për projektin Artemis, që synon të rikthejë njerëzit në sipërfaqen e Hënës pas 50 vitesh mungesë
Nga Rebecca Morelle, BBC
A është Artemis, një Apollo e gjeneratës së re?
Në vitin 1969, kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin hodhën hapat e tyre të parë të vegjël mbi Hënë, ata nisën një epokë të artë të eksplorimit të hapësirës.
Programi Apollo transformoi mënyrën se si ne e shohim planetin tonë dhe veten.
Tani, 50 vjet më vonë, Hëna është përsëri në synimet e njerëzimit. Dhe për aa që nuk arritën të dëshmojnë vetë misionet e Apollos, shpresa është që Artemis të frymëzojë një brez të ri.
Misionet e reja do të jenë të ndryshme. NASA po planifikon të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë- duke treguar se eksplorimi i hapësirës është i hapur për të gjithë.
Dhe sipërfaqja e Hënës është vetëm fillimi. Ambicia e NASA-s është edhe më larg, qëllimi i saj është Marsi. Dhe ky do të jetë një hap me të vërtetë gjigant për t’u përjetuar.
Rruga Press