Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin rafinerinë më të madhe pas sulmit iranian

Sipas raportimit të Bloomberg, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të mbyllin rafinerinë më të madhe të naftës në Lindjen e Mesme pas një sulmi me dron që goditi objektin industrial.

Sulmi, sipas burimit, shkaktoi një zjarr në instalimet e rafinerisë, e cila përpunon rreth 922 mijë fuçi naftë në ditë, duke e bërë një nga qendrat më të mëdha të përpunimit të naftës në rajon.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore

Zyra për shtyp e Abu Dhabit bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar nga sulmi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për incidentin dhe vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Arabia Saudite mbylli gjithashtu rafinerinë e saj më të madhe të naftës, pas një sulmi të ngjashëm me dron që shkaktoi ndërprerje në funksionimin e saj.

Lexo më shumë  Nafta prek 110 dollarë për fuçi, rriten shqetësimet për furnizimin

Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me naftë.

YouTube player