Lajme

Abazoviq shtron darkë për Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shtruar mbrëmë një darkë për Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në qytetin Herceg Novi të Malit të Zi.

“Në mbrëmje, së bashku me Kryeministrin dhe Patriarkun, morën pjesë Mitropoliti i Malit të Zi Joanikije, peshkopi i Dalmacisë, Nikodim, peshkopi i Zahum-Hercegovinës Dimitrije, Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë Bojan Bozhoviq dhe këshilltari i kryeministrit për çështje juridike Ivo Shoq”, thuhet në njoftimin zyrës së kryeministrit Abazoviq.

Lexo më shumë  Të rinjtë mblidhen para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombetare

Dje, Patriarku Porfirije mbajti liturgji në një manastir afër Herceg Novit dhe udhëhoqi kortezhin e mbrëmjes.

Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *