KryesoreLajme

Nagavci prezanton projektin për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

Është przantuar projekti për zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se projekti “Avancimi i arsimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikës dhe praktikës së zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë (VleraED)”, do të përmbush zhvillimin profesional të edukimit.

Ministrja Nagavci i sheh të pashmangshme sfidat, por ka premtuar bashkëpunim të ngushtë.

“Fakti që bashkëpunëtorë në këtë projekt kemi bashkëpunim me vendet mike, është një dëshmi mbi bazën e fort që ky projekt ka themeluar perspektivën e tij dhe do shkoj mbarë. Projekti është i natyrës strukturore dhe sfidat janë të pashmangshme. Roli i MAShT-it është i domosdoshëm, kërkon kujdes dhe vëmendje në bashkëpunim të ngushtë. Ne jemi të hapur në hapat që duhet marrë për realizimin e synimit të përbashkët të rezultojë me sukses”, ka thekuar ajo.

Lexo më shumë  Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për universitetin. Sipas tij, qëllimi i këtij projekti është tregues për kapacitetet që UP-ja synon t’i zgjerojë.

“Synimi jonë është të rimodelojmë vlerat shoqërore për krijimin e një qytetarie shoqërore. Një komponentë tjetër që doja ta veçoja është se ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me MAShT-in dhe bashkëpunimet tona do të jenë më të qëndrueshme. Ne kemi edhe partnerin për këtë projekt nga Universiteti i Prizrenit, këto suksese me projekte tjera janë të suksesshme kur janë gjithëpërfshirëse. Ky projekt dhe tjerat janë projekte për bashkëpunim për të avancuar kontributin tonë institucional”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës së Korishës: Mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Në këtë konferencë u prezantuan planet e aktivitetit për reformën në e politikave, nivelin e përgatitjes së mësimdhënësve dhe nivelin e ndërhyrjes në shkollë.

Projekti synon të lehtësojë një reformë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve për të reflektuar edukimin e bazuar në vlera dhe për të promovuar arsimin gjithëpërfshirës, barazinë, mosdiskriminimin dhe kompetencat qytetare në të gjitha nivelet e arsimit, duke përmirësuar programet e përgatitjes së mësimdhënësve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional në mënyrë që të ndikojë në cilësinë afatgjatë të sistemit arsimor duke forcuar paralelisht mbështetjen e praktikave të drejtpërdrejta të bazuara në shkollë për të promovuar zhvillimin e kompetencës së qytetarisë së përgjegjshme.

Rruga Press

YouTube player