KryesoreLajme

Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ në protestë, 10 punëtorë hyjnë në grevë urie në Shqipëri

Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës janë ngritur në protestë këtë mëngjes.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shaho, ka deklaruar se protesta vjen pas një sërë kërkesash të përsëritura nga punëtorët, të cilat nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë.

Lexo më shumë  Murati: Paga e 13-të ishte e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, të cilin nuk e votuan PDK/LDK/AAK–Nisma

“Sot, në orën 10:00, një grup prej 10 naftëtarësh ka hyrë në grevë urie në zyrat e sindikatës në Marinzë. Nga nesër, në grevë mund të hyjë çdo naftëtar, ndërsa puna në grupet e naftës do të pezullohet”, – tha Shaho.

Greva dhe protesta kanë nisur që në orën 07:30 të mëngjesit, para zyrave të kompanisë në Marinzë.

Lexo më shumë  Durmishi: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës

Rruga Press

YouTube player