Lajme

Nafta me çmim rekord, Goci: S’ka lidhje me situatën në Ukrainë, qytetarët të bllokojnë rrugët

Brenda 7 orësh çmimi naftës u rrit me 24 lekë, duke shkuar në 234 lekë për litër. Shumica e drejtuesve të automjeteve thonë se kosto po bëhet e papërballueshme.

Në lidhje me këtë pedagogu, Ervin Goci, në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Kostana Morava është shprehur që prej vitit 2019, kur ra dhe tërmeti e deri më tani, Shqipëria është në gjendje luftë.

Ai tha se në vendin tonë nuk kishte as opozitë dhe parlament, ndërsa shtoi se kalkulimet që bën shteti në lidhje me rritjen e çmimeve nuk kanë lidhje me xhepin e qytetarëve.

Ervin Goci: Në Shqipëri është në gjendje lufte. Mendoj se është gjendje lufte sepse ka që nga nëntori i vitit 2019, që kur ra tërmeti e deri kur filloi pandemia, praktikisht Shqipëria ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme. S’ka pasur parlament e as opozitë. Ka një trazirë të përgjithshëm. Shqipëria nuk po menaxhohet si shtet, askush nuk i del për zot. Opinioni publik është përtokë. Kalkulimet që ata bëjnë nuk kanë lidhje me xhepin tonë, por janë sipas shifrave që duan ata. Mund të ketë 1 milionë mekanizma që shoqëria të funksionojë. Kemi muaj që protestojmë, por me këtë lojë ekonomie që kemi ne është e pamundur që mos të kemi rritje çmimesh.

Ai tha se rritja e çmimeve në vendin tonë nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por me problemet e ekonomisë tonë. Sipas tij për rritjen e çmimit qytetarët duhet të mbushin rrugët.

Ervin Goci: Këto çmime nuk kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, por me katrahurën që kemi këtu. Është abuzim. Nuk ka transparencë. Si del ai çmim? Pse rri shteti? Këtu ka ngel me shku me kap me shqelma atë që hedh karburantin në makinë. Është jashtë kontrollit situate. Çmimet janë jashtë kontrollit. Unë them që e vetmja zgjidhje është që qytetarët të dalin dhe të bllokojnë rrugët.Përgatiti Anila Kolgjini/ora/

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *