KryesoreLajme

Musliu: Ka rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale

Themeluesi i institutit “Octopus”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë sot se ka rënie të legjitimitetit të Listës serbe në Kosovë.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot

Lexoni të plotë postimin e tij:

Rënia e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë

Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale dhe kjo shprehet më së miri nga të dhënat e tabelës më poshtë.

Si instrument i Beogradit për të instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë, Lista Serbe ka bërë gjithçka për të përkeqësuar jetën e komunitetit që ajo gjoja përfaqëson.

Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026
YouTube player