KryesoreLajme

Murati: Sistemi i kapur i drejtësisë po i lufton ministrat e Kurtit me spektakle nga asgjëja

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e “kastës së vjetër kriminale”.

Sipas tij, sistemi “i kapur” i drejtësisë po i lufton ministrat e Qeverisë Kurti.

Krejt reagimin e tij, Murati e ka filluar me ish-ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi, i cili të premten mbrëma ka folur për KOHËN. Murati i ka dalë në mbrojtje ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, pas arrestimeve në dikasterin që ajo drejton e një biznesmeni lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se Prokuroria nuk është marrë me shkeljet që sipas tij ishin bërë nga ish-ministri Veseli.

“Në fund të vitit 2020, Nja 10 ditë pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur Qeverinë Hoti të paligjshme, Vesel Krasniqi duke u bazuar në një udhëzim administrativ poashtu të paligjshëm, kishte marrë vendim për caktimin e një operatori ekonomik “për shenjimin e naftës”. Vendimi ishte marrë me 30 dhjetor, një natë para natës së Vitit të Ri. Kujtojeni që edhe vendimi për shpronësimin e famshëm të rrugës Kijevë-Zahaq nga Qeveria Haradinaj ishte marrë me 31 dhjetor 2019, që poashtu ishte qeveri në ikje dhe e dorëhequr. Megjithatë, shkojmë me 14 janar 2021, pra dy javë më vonë, Vesel Krasniqi nënshkruan kontratë 5-vjeçare me të njëjtën kompani, për t’i dhënë kompanisë monopol në shënjimin e naftës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Murati ka theksuar se Qeveria aktuale pati dorëzuar kallëzim penal ndaj rastit dy vjet më parë në Prokurorinë Speciale, e se prokuroria nuk ka bërë asgjë. Ai ka publikuar edhe emrin e prokurorit të ngarkuar me lëndën.

“Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot. Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

“E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja”, ka shtuar Murati.

Murati ka deklaruar se Krasniqi do të duhej të jepte llogari, ndërsa ka kritikuar prokurorinë se po bën spektakël.

Rruga Press

YouTube player