Lajme

Qendra e re e sterilizimit ishte në QSUT, por Beqaj i hapi rrugën koncesionit për mikun e tij Rrapaj

Në vendimin prej 348 faqesh të firmosur nga gjyqtari Erjon Bami që pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e në arrest të Ilir Rrapajt dhe ish-zëvendësministrin e MSH, Klodian Rjepaj, një pjesë të arsyetimit të vendimit e zë dhe qendra e sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 të gjithë skemën e ndjekur nga Beqaj, dhe zëvendësi i tij, dhe bashkëpunimin e tyre me biznesmenin Rrapaj.

“Në QSUT në vitit 2010-2011 është inauguruar një qendër sterilizimi, ndërkohë në vitin 2014 ministri Beqaj kishte marrë një shkresë nga drejtoresha e QSUT, Manastirliu për ta vënë në punë këtë qendër sterilizim, pasi kapaciteti i kësaj qendre mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Por pavarësisht se kjo qendër i plotësonte më së miri nevojat për ndërhyrje kirurgjikale, ministri i Shëndetësisë së kohës, Beqaj, që është duke u hetuar, s’e mori në konsideratë për ta vënë në punë këtë qendër sterilizimi, por i hapi dritës jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staccini. Duhet theksuar se për këtë qendër sterilizimi ka pasur dhe një auditim nga KLSH që flet për një dëm të pariparueshëm që i është shkaktuar buxhetit, ndaj ishte kërkuar hetimi i zyrtarëve dhe ministrin Beqaj. Me pak investim apo me përgatitjen e stafit mund të përdorej qendra moderne që ishte ngritur brenda QSUT-së, por Beqaj. Vendosi që të mbyllte sytë dhe të favorizonte kompaninë e Rapajt, për investimin me 100 milionë euro.”, tha Lala.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Sipas hetimit të kryer nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, rezulton se kompania koncensionare kishte fryrë koston në 56.4% në raport me çmimet e institucioneve shtetërore.

“Nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit, kostoja do të ishte më e ulët dhe nuk do të kishte dëm në buxhetin e shtetit. Nisur nga këto argumente, është orientuar që të hetohet dhe ministri Beqaj. SPAK deri më tani nuk ka kërkuar masë sigurie për Beqajn.”, tha Lala.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

Sipas gjyqtarit Erjon Bani ka vend dhe dyshime të forta në dosje se Beqaj është i përfshirë në akte kriminale dhe në vepra të ndryshme penale në lidhje me paracaktimin e kompanisë fituese. Po ashtu po hetohet dhe roli i ish-ministrit Shkëlqim Canit. Ndaj do të presim se cili do të jetë përfundimi për hetimet për Beqajn dhe Canin./ BallkanWeb

Rruga Press

YouTube player