Lajme

Murati: Nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë si për të zier ushqim, si për kriptovaluta

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë duke parë alternativa tjera, si do të rregullohet çështja e mihjes së kriptovalutave në Kosovë.

Murati theksoi se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.

“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshoj sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, tha Murati.

Lexo më shumë  Ambasadori bullgar vizitë ministrit Konjufca, e fton në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Sofje

Ai shpjegoi që janë dy sisteme për mihje të kriptovalutave njëra që konsumon energji elektrike në mënyrë intensive e tjetra që konsumon më pak.

Murati po ashtu tha se “në një situatë, kur nuk mund t’i përmbushim gjenerimet e energjisë elektrike, sidomos në periudhën shtator-mars, nuk mund t’i përmbushim nevojat vetanake, është problem”.

“Sa i përket aspektit të konfiskimit dhe procedurave ligjore, këto janë gjëra që i dinë më mirë organet e rendit”, tha Murati. Ai foli foli edhe për nja aksionet e Policisë së Kosovës, ku tha se 272 paisje të sekuestrua shpenzojnë energji elektrike sa një fshat me 500 shtëpi.

Lexo më shumë  Kapet biseda e Taulant Ballës në telefon: “Do zoti ka të tjera… e meriton pas asaj dite”

Rruga Press

YouTube player