Bota

Sulm me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Tre kamionë me karburant shpërthyen dhe një zjarr përfshiu aeroportin në Abu Dhabit. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e sulmit të rebelëve Houthi të Jemenit tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë ngelën të plagosur. Viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez. 

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Konflikti i Jemenit ka qenë një katastrofë për miliona qytetarë të tij që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në prag të urisë, në atë që OKB-ja e quan krizën më të keqe humanitare në botë.

Rruga Press

YouTube player