Lajme

(VIDEO) Ziadin Sela sulmon qeverinë për Ballkanin e Hapur: Ndërsa ju, mendojeni mirë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ngriti një sërë çështjesh para votimit të qeverisë nga shumica e re LSDM-BDI-Alternativa.

Pas rikujtesës për mospremtimin e mbajtur për kryeministrin e parë shqiptar nga ana e Bdi-së, për mungesë të legjitimitetit nga Alternativa dhe gjithë pjesa tjetër e qeverisë, Ziadin Sela nuk harroi të sulmojë shumicën e re për Ballkanin e Hapur, i cili sipas tij nuk bën gjë tjetër veçse një bypass ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga një president luftënxitës si Vuçiq.

Qëndrimi i plotë për Ballkanin e Hapur:

“Elementi tjetër që u përdor fatkeqësisht në një debat për qeverisje, ndërmjet LSDM-së, BDI-së, Alternativës dhe subjekteve të tjera, ishte edhe Kosova, duke bërë lidhjen me Levicën, Apasievin, etj, etj.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Dhe kërkënd nuk e dëgjova prej jush të flasë për atë pjesë të programit, të Ballkanit të Hapur, të cilin ju të nderuar deputetë shqiptarë do ta votoni, pra jo vetëm mandatarin, por edhe programin me gjithë “Ballkanin e Hapur” aty brenda.

E pra, kini kujdes kur përmendni Kosovën!

Sepse kur të votoni këtë duhet pasur parasysh, pa dashur të hy në përditshmërinë e deklaratave të presidenit Vuçiq, ku çdo e dyta fjali flet për kërcënime lufte, armatosje , etj, pa dashur të hyj në pjesën tjetër që sponsorohet poashtu nga ky president ku bëhen thirrje për forca të armatosura që do pushtokan Prizrenin dhe Dubrovnikun, kini parasysh një fakt;

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Ish kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo herë kur hapeshin negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, e ka bërë fare të qartë se fundi i këtij procesi është njohja e pavarsisë së Kosovës (nga Serbia).

Çdo iniciativë, që nuk e ka brenda Kosovën është tentativë e Vuçiqit për ta anashkaluar, për t’i bërë bypass njohjes së pavarsisë së Kosovës.

E mos e kini shqetësimin te qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët! Mos e keni aspak këtë shqetësim sepse ne e futëm në kushtetutë pavarësinë e Kosovës, po këta deputetë të Aleancës për Shqiptarët.

Ndërsa ju, mendojeni mirë; a e përkrahni dhe a e votoni Ballkanin e Hapur, i cili indirekt e anashkalon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë?!

Rruga Press

YouTube player