KryesoreLajme

Murati: Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë

Hekuran Murati ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-it, i cili ka miratuar ankesën e LDK-së për anulimin e hapësirave shtesë të votimit për diasporën. Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se LDK-ja po e tregon haptas kundërshtimin ndaj diasporës, ndonëse publikisht pretendon se kërkon mbështetjen e saj.

Sipas tij, MPJD kishte propozuar hapjen e qendrave alternative të votimit jashtë ambasadave dhe konsullatave, me qëllim që votimi të ishte më i lehtë dhe më i afërt për mërgimtarët. Por LDK, siç thotë ai, ka bërë gjithçka për ta kundërshtuar këtë lehtësim.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

“LDK me deklarata e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë,” ka shkruar Murati, duke e quajtur ankesën e tyre një goditje direkte ndaj të drejtës së mërgatës për pjesëmarrje në zgjedhje.

PZAP ndërkohë ka miratuar ankesën e LDK-së, duke vendosur që qendrat alternative të votimit jashtë vendit të anulohen dhe që procesi të zhvillohet vetëm nëpër ambasada dhe konsullata.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Murati ka paralajmëruar se ky vendim i dëmton drejtpërdrejt mijëra qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që tashmë do të kenë më të vështirë ushtrimin e së drejtës së votës.

YouTube player