KryesoreLajme

LDK u ankua në  PZAP ku kërkoi anulimin e vendimit të KQZ-së  për vendvotime shtesë për mërgatën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të bllokojë përmes Pabelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e KQZ-së për shtimin e qendrave të votimit në diasporë. Dokumentet zyrtare të PZAP-së, të cilat i ka siguruar KosovaNews, tregojnë qartë se ankesa e ka bërë Donat Lushaku nga LDK ku u kërkua  anulimi i vendimit që synonte lehtësimin e votimit për shqiptarët jashtë vendit.

LDK kundër zgjerimit të votimit jashtë Kosovës — për arsye “ligjore”, por me motiv politik të lexueshëm

Në ankesën e dorëzuar nga LDK — e firmosur dhe e protokolluar zyrtarisht në PZAP — partia pretendon se vendimi i KQZ-së për të krijuar “Qendra Alternative të Votimit” është i paligjshëm, sepse votimi jashtë vendit duhet të zhvillohet vetëm nëpër ambasada dhe konsullata, ose përmes postës, duke përjashtuar mundësinë e qendrave të reja të votimit në hapësira të ndryshme.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

PZAP i jep të drejtë LDK-së — anulon vendimin e KQZ-së

Vendimi i PZAP-së, i publikuar sot, aprovon ankesën e LDK-së dhe urdhëron anulimin e plotë të vendimit të KQZ-së Nr.01/3438 – 2025.

Në arsyetim, PZAP thotë se KQZ e ka tejkaluar autorizimin kushtetues duke “shpikur” një formë të re të organizimit të votimit — gjë që sipas tyre nuk lejohet.

Reagimet në rrjete sociale dhe komentet e analistëve kanë qenë të ashpra: LDK po akuzohet hapur se po sabotohen votat e diasporës nga frika se ato mund të shkojnë më shumë drejt kundërshtarëve politikë, veçanërisht Vetëvendosjes.

Lexo më shumë  Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së

Ndërkohë, vetë LDK — e cila publikisht deklaron se “respekton dhe vlerëson diasporën” — me këtë veprim shihet duke e kufizuar drejtpërdrejt mundësinë e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje. /kosovanews/

YouTube player