MPJ-ja e Gjermanisë e dënon sulmin ndaj policisë në veri, Sarrazin niset për Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagën dy policë tjerë.
Nga MPJ e Gjermanisë është thënë se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do ta vizitojë Kosovën sot.
“Ne dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, këtë sulm të tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendja jonë është me familjen e policit të vrarë dhe me të lënduarit. Grupet e armatosura ilegale duhet të ndalojnë së vëni jetët në rrezik. Kryerësit duhet mbajtur përgjegjës. Manuel Sarrazin udhëton sot në Kosovë”, ka shkruar MPJ e Gjermanisë në platformën “X”.
Rruga Press