MPJ-ja e Gjermanisë e dënon sulmin ndaj policisë në veri, Sarrazin niset për Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagën dy policë tjerë.
Nga MPJ e Gjermanisë është thënë se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do ta vizitojë Kosovën sot.
Lexo më shumë Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza
“Ne dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, këtë sulm të tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendja jonë është me familjen e policit të vrarë dhe me të lënduarit. Grupet e armatosura ilegale duhet të ndalojnë së vëni jetët në rrezik. Kryerësit duhet mbajtur përgjegjës. Manuel Sarrazin udhëton sot në Kosovë”, ka shkruar MPJ e Gjermanisë në platformën “X”.
Rruga Press

