Moti drejt përkeqësimit, ISHP thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes
Duke nisur nga situata me rreshjet e borës, që kanë zbardhur shumë qytete të Shqipërisë, Instituti i Shëndetit Publik, apelon qytetarët që të tregojnë kujdes para se të nisen për udhëtime, për shkak të kushteve atmosferike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP thotë se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë. Nga ana tjetër, ISHP këshillon që të mos lëvizet me mjete në vende të dyshimta, si me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.
Njoftimi i plotë
Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. S
Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.