Art & KulturëBallina

Së shpejti ndahet Çmimi “At Gjergj Fishta – Poeti i Kombit”

Shkrimtari dhe veprimtari Gjergj Jozef Kola kohë më parë bëri të ditur që nga kryeqyteti i muzikës botërore Vjenë, ku jetuan e komponuan dy nga gjenitë e muzikës Mozart & Bethoven, ndahet Diploma “AT GJERGJ FISHTA – POETI I KOMBIT”, në këto fusha:


-POETI I VJETIT TË FISHTËS
-DRAMATURGU I VJETIT TË FISHTËS
-PËRKTHYESI I VJETIT TË FISHTËS
-PROZATORI I VJETIT TË FISHTËS
-SHPIJA BOTUESE E VJETIT TË FISHTËS
-GAZETARI I VJETIT TË FISHTËS


Sipas Kolës, “ndryshe nga disa praktika te dyshimta që vlerësojnë persona, porse jo vepra dinjitoze letrare, diploma At Fishta – Poeti i kombit jepet per vepra letrare, sepse janë këto vepra që kanë me i rrezistue kohës. Siç thotë edhe drejtuesi i bibliotekës së franceskanëve shqiptarë At Vitori, “Këto Diploma të Diasporës përveç nderimit të poetit kombëtar At Gjergj Fishta, kanë me shërbye si frymëzim për vepra të tjera dinjitoze nga Autorët e vlerësuem…”

Nominimet vazhdojnë deri më 29 dhjetor, ndërsa fituesit shpallen më 30 dhjetor në intervale një orëshe.

Diplomat ndahen në javën e Fishtës, në 80 vjetorin e kalimit në amshim të poetit kombëtar shqiptar si dhe të 250 vjetorit të Ludovik van Beethovenit e respektivisht kanë me u përformue me poezinë e Fishtës e muzikën e Beethovenit.

Në videon e bashkëngjitur prezantohet Juria e kësaj diplome.

8.00 Premiera në piano BACH & FISHTA
9.00 DIPLOMA E POEZISË
10:00 DIPLOMA E PROZËS
11.00 DIPLOMA E DRAMËS
12.00 DIPLOMA E PËRKTHIMIT
13.00 DIPLOMA E PUBLICISTIKËS

Rruga Press

YouTube player