Bota

“Morali i ushtrisë ruse ka rënë”, gjenerali amerikan: Ukraina po fiton avantazh në frontin e luftës

Dërgimi  armëve të reja në Ukrainë ka rritur avantazhet e kësaj të fundit përballë Rusisë. Të paktën kështu pretendojnë amerikanët.

Ish-gjeneral-lejtnant amerikan Mark Hertling, thotë se forcat e Kremlinit vazhdojnë të humbasin personel dhe pajisje dhe vuajnë nga morali i ulët

Sipas tij, trupat ukrainase “do të fitojnë gjithnjë e më shumë avantazh” pasi armët e avancuara perëndimore po mbërrijnë në vijën e frontit.

Lexo më shumë  Hungaria emëron Péter Fejes në krye të Prokurorisë, me synimin për të hetuar korrupsionin pas largimit të Orbanit

“Morali dhe kushtet psikologjike ruse janë jashtëzakonisht të ulëta dhe nuk po përmirësohen. Organet po raportojnë kushte të këqija dhe udhëheqje jashtëzakonisht të keqe”, tha ai.

Më tej ai e ka krahasuar situatën në Ukrainë me një ndeshje boksi. “Është një ndeshje boksi për peshat e rënda, në dy muaj luftime, ende nuk ka pasur një goditje me nokaut”, tha ai më tej.

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *