KryesoreLajme

Miratohet vendimi për ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtim Propozim-vendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se në Komunën e Shtimes, departamenti i shpronësimit ka mbajtur në muajin qershor një dëgjim publik me pronarët e pronave.

Lexo më shumë  Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë: Serbia vazhdon me provokime

“Më 21.05.2024 ka miratuar vendimin për miratimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket realizimi i projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘Masakra e Reçakut’.

Pas miratimit të këtij vendimi departamenti i shpronësimit më 18.06.2024 ka mbajtur dëgjimin publik në Komunën e Shtimes me pronarët e pronave dhe ka trajtuar gjatë dëgjimit të gjitha kërkesat e pronarve.

Lexo më shumë  Xhaferri: Veliaj del sot nga SPAK ose si koleg i prokurorëve ose si koleg i pjestarëve të Bandës 5D!

Departamenti i shpronësimit i propozon Qeverisë së Kosovës që të nxjerr vendim që të miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronës se paluajtshme e cila preket nga realizimi i projektit”, ka thënë Aliu. 

Rruga Press

YouTube player