Lajme

Miratohet projekt-rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, por nuk fajësohet Serbia

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me asnjë votë kundër projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.

“Për rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Lexo më shumë  SPAK dhe BKH kontroll në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

Rezoluta që u votua, është rezolutë e prezantuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, me në krye Edi Ramën.

Propozimi i PS-së nuk fajëson shtetin e Serbisë për gjenocidin, por serbët e Bosnjës.

Ky veprim nge dyshimet se është ndërmarrë për të mos dënuar shtetin e Aleksandër Vuçiqit, njeri mjaft të afërt të kryeministrit të Shqipërisë.

Sa e turpshme, kjo rezolutë është edhe mashtruese, sepse mashtron për historinë veç për mos të fajësuar Serbinë.

Lexo më shumë  OECD: Shqipëria e fundit në rajon për internetin. Paguajmë më shtrenjtë se fqinjët, por marrim shërbimin 3 herë më të ngadaltë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *