Lajme

Bosnja përkujton 26 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Bosnje dhe Hercegovina përkujton të dielën 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës ku mijëra burra dhe djem u vranë nga forcat ushtarake serbe.

Në Qendrën Përkujtimore Potoçari u varrosën eshtrat e 19 viktimave të tjera të masakrës, mes tyre edhe të një 16 vjeçari.

Identifikimi i viktimave dhe eshtrave vazhdon ende, 26 vite pas masakrës. Aktualisht në qendën përkujtimore janë varrosur mbi 6 650 viktima, 430 të mitur.

Kërkimet vazhdojnë ende për rreth 1 mijë të zhdukur.

Forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë më 11 korrik 1995 megjithëse ajo ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në pak ditë ato vranë mbi 8,000 burra dhe djem ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Zona ruhej nga paqeruajtësit holandezë të KB. Në vitin 2019, një gjykatë holandeze konstatoi se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës.

Masakra e Srebrenicës, është më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u njoh si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vite burg për këtë masakrër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiç.

Serbia miratoi në 2010 një rezolutë ku kërkon falje për masakrën e Srebrenicës dhe ku thuhet se shteti serb duhet të bënte më shumë për ta ndalur atë.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

LEXO Zv. Presidenti Pence: Ballkani duhet të shohë drejt Perëndimit
Në parlamentin serb janë edhe dy rezoluta të tjera të cilat ende nuk janë futur në rend dite për diskutim. Njëra kërkon që Srebrenica të dënohet si krim ndërsa tjetra si gjenocid.

Masakra është dënuar si gjenocid nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.

Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun Ditë të përkujtimit të gjenocidit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të veprojnë në mënyrë të ngjashme.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *