Lajme

Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian për 2024-2028

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.

“Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro”, thuhet në njoftim.

Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.

Fjala e plotë e Bislimit:

Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.

Përmbajtja e Programit:

3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;

Përmbajtja e Programit:

306 masa:

105 masa legjislative: 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore; 201 masa zbatuese.

Buxheti për zbatimin e Programit: Gjithsej 56,043,856 euro: Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro; Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro; Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.

Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me: Konkluzionet e strukturave Institucionale të MSA-së;· Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026;· Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:

PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë; PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;· PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve; PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim); PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim); PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim); PL për shoqëritë tregtare; PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim); PL për bankat; PL për komunikimet elektronike; PL për agroturizëm; PL për tokën bujqësore; PL për veterinarinë; PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

PL për automjete;· PL për patentë shofer; PL për hekurudha; PL për transportin rrugor; PL për transportin e mallrave të rrezikshme; PL për siguri hekurudhore; PL për energji; PL për energjinë elektrike; PL për Rregullatorin e Energjisë; PL për efiçiencën e energjisë; PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme; PL për Gjykatën Administrative; PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë; PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike; Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën; Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë; Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë; PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë; PL për mbrojtjen e mjedisit; PL për menaxhimin e resurseve ujore; PL për mbrojtjen e natyrës; PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit; PL për pajisje dhe produktet medicinale; PL për kontrollin e duhanit; PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura:

Tek kriteret politike, është fjala për:

Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike; Reduktimi i barrës administrative;· Racionalizimi i agjencive; Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale;

Avancimi reformave në fushën e politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).

Tek kriteret ekonomike:

Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026; Luftimi i ekonomisë informale. Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë:

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat; Reformat legjislative në fushën inspektimeve; Reformat legjislative në fushën sektorit bankar; Reformat në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave; Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;· Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej; Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale; Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike; Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve; Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore; Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera.

Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028

Rruga Press

YouTube player