“Mino Raiola” i Europës Lindore, menaxheri sportiv shqiptar nga Tetova nën hetim për evazion fiskal
Prokuroria e Milanos ka vënë nën hetim menaxherin sportiv shqiptar Fali Ramadani, numri një i agjensisë iralndeze Lian Sports Group me akuzën e krimit fiskal, riciklimi e autoriciklim parash.
Konsiderohet një nga pesë menaxherët më të fortë sportiv në botë, i aftë të lëviz miliona para për transferimin e lojtarëve.
Ai është aktualisht menaxheri i fubollistëve Kalidou Koulibaly (Napoli), Maurizio Sarri, (trajner i Laszios), Chiesa (Juventus), Rebic (Milan), Milenkovic (Fiorentina), Kalinic (Verona), Maksimovic (Genoa) e Koulibaly (Napoli). Oltre a Marcos Alonso (Chelsea) e Jovetic (Hertha Berlino) etj.
Sipas akuzës së drejtësisë italiane së bashku me menaxherin Pietro Chiodi i kompanisë Sports Management akuzohen për krim fiskal në mospagimin e taksave gjatë operacioneve për shitblerjen ose transferimin e disa lojtarëve e fshehjen e tranzitimin e të ardhurave përmes raporteve financiare me kompanitë të huaja jashtë Italisë, por që i atribuohen atij.
Prokuroria e Milanos dhe Policia e krimit ekonomik ka dorëzuar 11 kërkesa për dorëzimin e dokumentave dhe materiale informatike ndaj 11 klubeve profesioniste të futbollit italian e që nuk janë të përfshirë në këtë hetim.
Klubet e përshira janë Cagliari, Juventus, Torino, Milan, Inter, Verona, Spal, Fiorentina, Roma, Napoli e Frosinone e hetimet po kryhen në rajonet Piemonte, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Torsana, Lazio, Sardegna e Campania.
Menaxheri shqiptari Fali Ramadani, i lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, konsiderohet “Mino Raiola” i Europës Lindore.
Rruga Press