Lajme

Ministrja Rizvanolli u bën thirrje investitorëve të huaj që të Investojnë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ua ka prezantuar përfaqësuesve të kompanive franceze e gjermane “Pakon Investive të Energjisë në Kosovë 2023-2025”, derisa u ka garantuar se investimet e huaja janë të siguruara në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli gjatë vizitës zyrtare në Berlin ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Siemens Energy, SENS LSG GmbH, Gutami Solar Development International BV, JM ProjektInvest GmbH & Co KG dhe GE. Kurse në Paris ka takuar përfaqësuesit e Voltalia dhe Akuo Energy, ku ka vlerësuar se me 950 megavat në vlerë prej përafërsisht 1.2 miliardë euro, “Pako Investive e Energjisë në Kosovë 2023-2025” ofron mundësi tërheqëse investimi për kompanitë e energjisë. 

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Ajo ka pohuar se si Qeveri po sigurohemi që këto projekte, të cilat do të zhvillohen përmes proceseve konkurruese të jenë transparente e të drejta.

“Në Francë e në Gjermani, jemi takuar me përfaqësues të kompanive të mëdha të sektorit të energjisë, të interesuara të investojnë në Kosovë për t’u prezantuar këto mundësi, si dhe përfaqësues të të DEG KfW të cilët kanë përvojë për zhvillimin e suksesshëm të këtyre projekteve”, ka theksuar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Gjatë takimeve me kompanitë janë diskutuar mundësitë që pako investive ofron, si dhe gjithë të arriturat e Republikës së Kosovës drejt inkurajimit të investimeve private dhe krijimit të një klime të favorshme të të bërit biznes, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike.

Rruga Press

YouTube player