KryesoreLajme

Ministrja Nagavci viziton Kolegjin IBCM dhe kampusin universitar në veri të Mitrovicës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci gjatë një vizite që ka realizuar sot në Mitrovicë, ka vizituar Kolegjin IBCM ku po mbahej mbledhja e IV e Konferencës së Rektorëve, ku në rend dite, ndër të tjera ishin, miratimi i rregullores së punës, miratimi i logos zyrtare dhe miratimi i aktiviteteve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, të Konferencës së Rektorëve.

Lexo më shumë  Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja Nagavci në fjalën e saj drejtuar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Konferencës tha se, Ministria e Arsimit do të mbështes UP-në dhe universitetet tjera të cilat janë pjesë e kësaj Konference, për ta fuqizuar arsimin e lartë në vendin tonë, sepse në këtë mënyrë përmbushet objektivi ynë që idetë inovative dhe hulumtimet shkencore, të vihen në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Më pas, ministrja Nagavci, bashkë me rektorët e universiteteve publike kanë vazhduar vizitën e saj në kampusin universitar në Mitrovicën e Veriut.

Rruga Press

YouTube player