Lajme

Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur “indinjatën” e saj duke thënë se në Kosovë ekziston një opozitë pa kauzë, pa plane pa strategji.

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ministra të korruptuar.

Ajo, funksionimin e opozitarëve e ka quajtur “palaqo”.

“Nuk kemi nevojë për leksione prej juve, përveç se me iu thënë se jeni opozitë pa kauzë, pa plan, fatkeqësisht për ne si qeveri është fatkeqësi me pas një opozitë pa plan pa strategji, e cila çka t’i del gjatë ditës diçka e bën temë në Kuvendin e Kosovës, ju kështu jeni, kjo është fatkeqësi për neve sepse ne do të donim një qeveri tjetër jo kështu si palaqo qysh po funksiononi. Është tepër e rëndësishme të theksohet një gjë, në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar… s’ka më ministra të korruptuar, s’ka më ministra që kërkon favore… nuk ka  më ministra që bëhen milionerë veç duke qenë në pozitën e ministrit’, tha ajo.

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Haxhiu i ka akuzuar opozitarët se të njëjtit janë bërë ”milionerë” duke qenë në qeveri.

“Tash kur njerëzve të cilëve në ball iu është shkruar sa kanë qenë në qeveri, japin këshilla si të luftohet korrupsioni, çka të them këtu.  Po flasim pak edhe për zgjedhjet. Kur të doni shkojmë në zgjedhje, shpërndajeni kuvendin sepse janë disa mënyra si shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme… Rrëzimi nuk mund të bëhet sepse qeveria e ka shumicën. Dorëheqja s’ka arsye të bëhet sepse Qeveria po iu shërben interesave të qytetarëve. Ka mbetur e treta, shpërndajeni kuvendin dhe shkojmë e matemi në zgjedhje”.

Lexo më shumë  Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Po ashtu, ajo thekson se pajtohet se Kosova ende ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar për faktin se nuk mjafton vetëm puna e Qeverisë por duhet edhe puna e institucioneve të drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player