Bota

Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po vazhdon të qëndrojë prapa fjalëve të mëparshme, se Evropa nuk duhet ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë.

“Absolutisht. Siç kam thënë, nuk përjashtoj asgjë, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk po përjashton asgjë”, ka deklaruar Macroni derisa është pyetur gjatë një interviste për “The Economist” nëse qëndron prapa deklaratave të mëhershme për mundësinë që të dërgohen trupat në Ukrainë.

“Ne kemi qenë padyshim shumë hezitues në përcaktimin e kufijve të veprimeve tona ndaj dikujt që nuk ka ndonjë dhe që është agresor. Kapaciteti ynë është të jemi të besueshëm, të vazhdojmë të ndihmojmë, t’i japim Ukrainës mjetet për të rezistuar. Por besueshmëria jonë varet gjithashtu nga aftësia për të penguar duke mos dhënë pikëpamje të plotë se çfarë do të bëjmë ose nuk do të bëjmë.

Lexo më shumë  Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

Përndryshe ne e dobësojmë veten, që është korniza në të cilën kemi vepruar deri tani”, ka deklaruar Macroni. 

Ai ka shtuar se ai ka një objektiv të qartë strategjik se “Rusia nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë”. 
“Nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk do të ketë më siguri në Evropë”, ka deklaruar ai.

“Kush mund të thotë se Rusia do të ndalet aty. Çfarë sigurie do të ketë për shtetet e tjera fqinje si

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Moldavia, Rumania, Polonia, Lituania dhe të tjerat. Kështu që po, ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë sepse qëllimi ynë është që Rusia asnjëherë të mos arrijë fitore në Ukrainë”, është shprehur presidenti francez.

Hera e parë kur Macroni ka përmendur mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë ishte në shkurt, pasi kishte pritur liderët evropianë në Paris, në një konferencë të ndihmës për Ukrainën. Deklarata e tij pati shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare. 

Rruga Press

YouTube player