KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu: Drejtësia për Astritin është zë i ndërgjegjes kolektive përveçse obligim ligjor, që kërkon ndriçimin e të vërtetës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Haxhiu thotë se Dehari ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar.

Më tej, ministrja u shpreh se drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional.

Lexo më shumë  Hyn në funksion dhe njësia A3, Rizvanolli falënderon punonjësit dhe menaxhmentin për punën vetëmohuese gjatë fundjavës

“Në përvjetorin e tetë të vrasjes së Astrit Deharit, kujtojmë aktivistin tonë të dalluar, një idealist të pa lëkundur që u angazhua pa ndalur për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Astriti ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar, një frymëzim për të gjithë ata që atdheun e duan pa kusht. Ndërsa kujtojmë veprën e tij sot, riafirmojmë edhe angazhimin tonë të palëkundur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndarjes së tij nga jeta. Drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional. Drejtësia për Astritin është një zë i ndërgjegjes kolektive, përveçse obligim ligjor, që kërkon ndriçimin e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësisë, e cila arrihet përmes vullnetit dhe punës së parreshtur të prokurorisë”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Rruga Press

YouTube player