KryesoreLajme

Ministri Peci: Digjitalizimi i bujqësisë, prioritet për zhvillimin e ekonomisë


Është mbajtur Programi i Bujqësisë Digjitale Programi dhe Plani i Veprimit në Kosovë, i cili do të sigurojë një qasje sistematike dhe të informuar për integrimin e mjeteve dixhitale në të gjithë zinxhirin e vlerave bujqësore, përmirësimin e efikasitetit të burimeve, rritjen e aksesit në treg, forcimin e ekonomive rurale dhe ndërtimin e kapaciteteve të fermerëve për të adoptuar praktika innovative.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se digjitalizimi është njëri prej veprimeve që ka prioritet dhe rëndësi të veçante që ndikon në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.

Sipas tij, digjitalizimi i bujqësisë do të ndikojë në lehtësimin e bujqve, rritjen ekonomike, rritjen e produktivitetit dhe rritjen e konkurrencës në sektorin e bujqësisë.

“Është njëra prej veprimeve ose masave që ka prioritet dhe rëndësi të veçantë. Gjatë mandatit tim si ministër kemi rritur nivelin e partneritetit ndërkombëtare kemi rritur në nivel për 184% ne vlerë monedhatre 51 milionë euro. Procesi i digjitalizimit do të thotë lehtësim dhe një hap tutje në rritjen e produktivitetit. Është pjesë e rëndësishme e strategjisë nacional, pa dyshim se qëllimi është rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, nxitjen e inovacionit, përmirësimin e vendimmarrjes. Ky objektiv do të kontribuojë për vendin me dinë që prodhimi të rritet në nivel të eksportit. Kemi shënuar rritje përreth 94 për qind, kemi marrë hapa konkret.  Rezultat i mbështetjes përmes grandeve ekzistojnë ferma të digjitalizuara, e kam parë të domosdoshme krijimin e mundësive të reja në sektorin e bujqësisë. Ne këtë vit kemi ofruar 70 bursa në fakultetin e Bujqësisë. Një hap tjetër është investimi në energjinë e ripërtërihem. Duke rritur përkrahjen institucionale nga fermerët për 300 milionë euro. Ne jemi ministria që jemi shpallur si ministria më transparent në vend, zyra e ministrit të bujqësisë vazhdon të jetë e hapur për të gjithë”, ka thënë Peci.

Lexo më shumë  Kosova forcon lidhjet me Arabinë Saudite, nënshkruajnë marrëveshje doganore

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, ka thënë se se Kombet e Bashkuara do të mbështetin digjitalizimin e bujqësisë, me qëllim që Kosova të ketë një zhvillim ekonomik të zhvillueshëm.

“Kemi 17 palë të ndryshëm që jemi partner që janë jetik. Sot shënohet hapi i parë sa i përket këtij programi. Ky sektor të bëhet e gatshëm dhe OKB të ndihmojë, 14 përiqnd e fuqisë punëtorë por ka potencial më të madh. Por duhet të pajisemi me mjete dhe të përqafojnë digjitalizmin. Kombet e Bashkuara avokon një zhvillim të qëndrueshëm kemi kohë deri në vitin 2030, digjitalizimi i bujqësisë zvogëlon varfërinë dhe ka barazi gjinore. Por do të mundësojë mundësi te mëdha për gratë, fusha e bujqësisë është mjaftë e pasur por ka barriera, vetëm 9.4 gratë kanë pronë në emër të tyre. Kjo është një angazhim i pa paguar në bujqësi, por ka shumë të tjera në punë jo formale të pa paguar. Duhet ta ndërrojmë këtë dhe t’i fuqizojmë atë. 64 për qind ekonomi familjare e konsiderojnë të dobishme dhe esenciale digjitalizimin. Kombet e Bashkuara janë këtu që t’iu ndihmoj që të adresojë ato nevoja lokale dhe t’i fuqizojë ata, në mënyrë që të bëhet ekonomia e qëndrueshme”, ka thënë  Spence.

Lexo më shumë  Të gjithë kundërshtarët e Albin Kurtit !

Nëpërmjet zhvillimit të Programit Dixhital të Bujqësisë dhe Planit të Veprimit, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) do të mbështesë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të katalizuar një transformim kuptimplotë duke ofruar një vizion të qartë për dixhitalizimin e bujqësisë në Kosova dhe përvijimi i hapave veprues.

Ai gjithashtu do të lehtësojë përafrimin me standardet e BE-së dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike për fermerët, duke e bërë më të lehtë aksesin në mbështetjen e qeverisë përmes platformave dixhitale.

Në nivel lokal, dixhitalizimi është një fushë prioritare kyçe siç është përshkruar në Agjendën Dixhitale të Kosovës 2030, ku autoritetet publike pranuan se sektori i TIK-ut përfaqëson “një pjesë të rëndësishme të ekonomisë mbi të cilën Kosova duhet të ndërtojë potencialin e saj zhvillimor”

Rruga Press

YouTube player