Bota

Ministrja finlandeze: Me shumë gjasë do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Ministrja për Evropë i Finlandës, Tytti Tupparainen, ka thënë se me shumë gjasë shteti i saj do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Në një intervistë për Sky News të premten, Tupparainen, ka thënë se qytetarët e Finlandës e kanë ndarë tashmë mendjen për këtë.

“Njerëzit e Finlandës duket se tashmë e kanë ndarë mendjen”, është shprehur Tupparainen.

Sipas saj, nisja e pushtimit rus të Ukrainës ka qenë një “thirrje për zgjim për të gjithë”.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Pavarësisht kësaj, ajo theksoi se vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Të enjten, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se vendi i saj do të vendosë për aplikimin për anëtarësim në NATO “brenda pak javësh”.

Rusia ka paralajmëruar NATO-n se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në aleancën ushtarake, atëherë ajo do të marrë masa në Baltik, raportoi The Guardian të enjten. 

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status ‘pa armë bërthamore’ për Baltikut – ekuilibri duhet të rivendoset. Deri sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte”, ka thënë Dmitry Medvedev, ish-president dhe ish-kryeministër i Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *