Lajme

Ministria e Mbrojtjes sërish i reagon KDI-së për raportin: Lënduat integritetin tonë institucional, do të iniciojmë përgjegjësi ligjore

Ministria e Mbrojtjes sërish ka reaguar ndaj rezultateve të raportit të Transparency International në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, të prezantuara nga Instituti Demokratik i Kosovës, e ku nuk është theksuar se raporti ka të bëjë me vitin 2018-2020.

Ministria e Mbrojtjes përmes një reagimi për media thekson se duke marrë parasysh mundësinë e natyrshme të lëshimit të paqëllimshëm, kanë kërkuar me shkrim nga autoritetet e KDI-së, sqarimin për publikun dhe mediat lidhur me datën e publikimit dhe periudhën që përfshin raporti përkatës.

“Meqë nga ana e KDI-së mungoi një gatishmëri e tillë, Ministria e Mbrojtjes, këtë qasje nga KDI e vlerëson si qasje e qëllimshme dhe tendencioze, si dhe do të iniciojë përgjegjësi ligjore institucionale”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Lexoni të plotë reagimin e Ministrisë:

Më datën 16.11.2021, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në konferencë për media, ka prezantuar rezultatet e Raportit të Transparency International në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, me titull

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

“Progresi i (pa)arritur – Ekstrakti për Kosovën”, (linku: https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2021/11/TIDS-Kosovo-extract-SHQ.pdf ).

Nga përmbajtja e raportit përkatës, shohim se raporti është i publikuar në nëntor 2020, pra, përmban rezultatet e burimeve të hulumtuara të periudhës 2018-2020.

Mirëpo, në konferencë prezantuesja nuk theksoi periudhën kohore që përfshinë raporti përkatës (linku: https://www.youtube.com/watch?v=t3HPSQozMsE), për çka lë të nënkuptohet se përfshinë edhe periudhën e deritashme, pra edhe vitin 2021.

Andaj, si institucion reagojmë ndaj kësaj qasje që lë hapësirë të paragjykimit nga ana e publikut edhe për performancën e Kabinetit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa kurrfarë baze, lëndon seriozisht integritetin tonë institucional para qytetarëve.

Duke pasur parasysh mundësinë e natyrshme të lëshimit të paqëllimshëm, ne kemi kërkuar me shkrim nga autoritetet e KDI-së, sqarimin për publikun dhe mediat lidhur me datën e publikimit dhe periudhën që përfshin raporti përkatës.

Meqë nga ana e KDI-së mungoi një gatishmëri e tillë, Ministria e Mbrojtjes, këtë qasje nga KDI e vlerëson si qasje e qëllimshme dhe tendencioze, si dhe do të iniciojë përgjegjësi ligjore institucionale.

Lexo më shumë  Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Një ndër qëllimet kryesore strategjike të ministrit Mehaj është fuqizimi i qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit institucional, me forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

Gjithashtu, një ndër parimet kryesore të punës në Ministrinë e Mbrojtjes, që është top-prioritet nga Kabineti Mehaj është forcimi i mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies institucionale para shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave dhe mbi të gjitha para qytetarëve të vendit, krahas mekanizmave e autoriteteve zyrtare vendore, partnere e ndërkombëtare.

Prandaj, ne jemi të hapur maksimalisht në çdo kohë dhe rrethanë, për secilin çështje nga ana e palëve të interesuara, por duke mos heshtur ndaj të pavërtetave që dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin tonë para qytetarëve dhe partnerëve tanë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *