KryesoreLajme

Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep lajmin: 200 familje në nevojë përfitojnë nga masa për izolim të shtëpisë dhe të efiçiencës

200 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa për izolimin e shtëpisë dhe masa të tjera të efiçiencës deri në vitin 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë, që deklaron se kjo po realizohet falë projektit “Rruga gjithëpërfshirëse dhe e drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e energjisë së gjelbër”, në kuadër të marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës.

Lexo më shumë  Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

Përfituesit janë identifikuar nga lista e përfituesve të Asistencës Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në kritere të përcaktuara nga ekspertët e institucioneve përkatëse.

Përparësi u është dhënë dy kategorive të familjeve: ku kryefamiljari është prind vetushqyes, dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuar.

“Brenda këtyre kategorive, janë zbatuar kriteret për përzgjedhjen e familjeve: me më shumë pensionistë, me më shumë persona me aftësi të kufizuar, me prindër vetushqyes, që i përkasin komuniteteve jo shumicë, me numër më të madh anëtarësh, me më shumë anëtarë nën 18 vjeç, dhe varësisht nga burimi i energjisë që përdorin” thuhet në njoftimin e ME-së.

Lexo më shumë  BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushtetit

Ky projekt synon të përfshijë deri në 200 shtëpi nga lista e përfituesve të ndihmës sociale, deri në vitin 2027.

Rruga Press

YouTube player