Lajme

Ministria e Brendshme i jep të dënuarit me burg, tender 2.5 miliardë lekë për ushqimin në Akademinë e Policisë

Ndërkohë që jepet alarmi edhe nga NATO e EUROPOL, për zbatimin e ligjit të sigurisë në institucionet, njësitë, bazat e shërbimet ushtarake, vetë Ministria e Brendshme e shkel hapur këtë ligj në një nga qendrat policore, duke krijuar marrëdhënie punësh me persona të dënuar me burg.

Konkretisht, më 15 Gusht 2022, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Prokurimeve të Përqëndruara, që është strukturë në vartësi të plotë e të vetme nga Ministri Bledar Çuçi, i ka dhënë një tender me vlerë 2.5 miliardë lekë firmës “SORI-AL Shpk”.

Pronar i kësaj firme është shtetasi Nikolin Jaka, me dosje penale ‘i arrestuar e dënuar burg për falsifikim, mashtrim dhe korrupsion me tenderët e rrugëve në vitin 2008, kur ka qenë Zv/Ministër i Transportit dhe Punëve Publike’.

Sipas ligjit “Për prokurimet Publike, personat e dënuar penalisht, me çfarëdo mase të formës së prerë, nuk duhen pranuar në tendera shtetërorë, as për lyerje, pastrim pusetash e vaditje lulesh”.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Madje para fillimit të tenderit, autoriteti kontraktor e ka detyrim, që çdo biznesmeni t’i kërkojë “Dëshmi Penaliteti”, por dhe Certifikatë Sigurie, kur tenderi është për punime e shërbime nëpër Ministrira e institucione të sigurisë.

Në rastin konkret, firma “SORI-AL Shpk” e të dënuarit Nikolin Jaka, jo vetëm ka marrë tender nga Ministria e Brendshme, me vlerë 2.5 miliardë lekë e për 3 vite, por objekt i këtij tenderi, është furnizimi me ushqim të gatshëm i studentëve të Akademisë së Policisë.

Nuk themi, që Nikolin Jaka do helmojë studentët e policisë, sepse ai është mik punësh me ortakun trafikant Roland Ziu, të Ministrit Çuçi; por thjeshtë, këtë shërbim specifik me risk jete, ligji nuk lejon ta bëjnë persona të dënuar apo që janë nën hetim për krime të çdo lloji.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Mirëpo Ministri Bledar Çuçi e lejoi vartësin e tij Endri Mullai, të Agjencisë së Tenderëve, që shërbimin e gatim-furnizimit të ushqimit për studentët e Akademisë së Policisë, ta bëjë firma “SORI-AL Shpk”, me pronar të dënuar me burg.

E sikur të mos mjaftonte kjo shkelje e rëndë e ligjit për sigurinë në institucionet policore, tenderi është dhënë pa garë e me 99.99% të fondit limit, kur sipas ligjit, për prokurimet në vlera të mëdha, tenderi nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e 3 firmave.

Sipas burimeve që ka “Pamfleti”, Ministria e Brendshme ka futur në dosjen e tenderit, Dëshmi Penaliteti e Certifikatë Sigurie false të pronarit. Më tej, këtë skandal le ta hetojë SPAK. /Pamfleti/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *