Kuriozitete

Foto/ Thahen lumenjtë, 8 zbulimet që dolën nga uji

Evropa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vitet e fundit. Ndryshimi i terreneve dhe thatësira në lumenj, ka nxjerrë në pah shumë sekrete të fshehura përgjatë historisë.

Megjithatë veç Europës, temperaturat e larta kanë prekur të gjithë botën.

Në galerinë që shoqëron këtë lajm, shfaqen 8 zbulime që kanë dalë në sipërfaqe pas tharjes së lumenjve.

Anije luftarake naziste në Danub (Serbi)
Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës.
Gjurmët e dinosaurëve (Teksas, SHBA)
Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet.
The Dolmen of Guadelperal (Spanjë)
I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.
Zbulimi i ishullit në Yangtze (Kinë)
Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.
Bombë e Luftës së Dytë Botërore në lumin Po (Itali)
Italia zbuloi një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e ushtrisë e shpërthyen bombën në mënyrë të sigurt.
Qyteti i humbur i Perandorisë Mitanni (Irak)
Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3400 vjet më parë.
Gurët e urisë në lumin Rhein (Gjermani)
Në Gjermani, të ashtuquajturit “gurët e urisë” janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Ato paralajmërojnë uri dhe kohë të vështira.
Skulptura të dinosaurëve të Pallatit Kristal (Mbretëri e Bashkuar)
Në Pallatin Kristal në Mbretërinë e Bashkuar, vizitorët e parkut hasën skulptura të sapoekspozuara të dinosaurëve në liqenin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *