Lajme

Ministri Sveçla takon homologun kroat, bisedojnë për rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kroacisë dhe homologun e tij kroat, Davor Božinović.

Në këtë takim Sveçla e ka njoftuar ministrin Božinović për përkushtimin dhe rezultatet në luftën kundër çdo lloj krimi që cënon sigurinë e Kosovës. Ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe për gatishmërinë për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy ministrive.

Lexo më shumë  Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në Shqipëri

“Biseduam për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit, me fokus tek sulmet e njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veriun e vendit tonë e veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme e ka njoftuar homologun kroat për dëshmitë e institucioneve të Kosovës që tregojnë lidhjen dhe angazhimin direkt të Serbisë me të gjithë mekanizmat e saj në realizimin e këtij sulmi.

Lexo më shumë  National Geographic: Ishulli i Sazanit në Shqipëri ka qenë objekt luftërash për mijëra vjet

Tutje ai ka thënë se janë dakorduar për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve shtetërore.

Rruga Press

YouTube player