Lajme

Kryediplomati italian: Sulmi i Banjskës është akt shumë serioz

Kryediplomati italian: Sulmi i Banjskës është akt shumë serioz, dialogoni që sulme të tilla të mos përsëriten

Në një intervistë për gazetën italiane “Messaggero Veneto”, ai ka thënë se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të vazhdojë.

“Sulmi ndaj Banjskës është një akt shumë serioz që Italia e ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm dhe që nuk duhet të përsëritet. Tani prioritet është rinisja e procesit politik për të shmangur tensionet apo incidentet e mëtejshme”.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

“Ky ishte mesazhi kryesor që së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sollëm në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe që përplasjet e mëtejshme të parandalohen falë punës së misionit NATO-KFOR, ku vendi ynë është një nga kontribuuesit kryesorë”, ka thënë ministri Tajani.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Rruga Press

YouTube player