Lajme

Ministri Peci: Mosnjohja nga Serbia e Bosnja pengesë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në bujqësi

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) ka mbajtur konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”. Me këtë rast ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm.

Ai ka potencuar se sipas të dhënave nga janari deri në nëntor, 60.5% e eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Me këtë të fundit tha se akoma vazhdon problemi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por edhe nga Serbia duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësin e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit.

“Bashkëpunimi me vendet fqinje është i një rëndësi të veçantë. Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në vendet e rajonit ka qenë gjithmonë fokus i politikave tona dhe kjo vazhdon të jetë edhe më tutje. Kosova është pjesë e marrëveshjes regjionale për tregti të lirë në vendet e regjionit”.

“Regjioni paraqet tregjet me të rëndësishme për eksportin dhe importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe vendet për Kosovë. Sipas të dhënave të periudhës janar-nëntor 60.5% të eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive akoma mbetemi larg asaj çfarë kemi potencial për të zhvilluar dhe për tu koordinuar mes aspektit rajon të sektorit të bujqësisë. Një pjesë e madhe e problemeve akoma vazhdon të jetë lidhur me problemet e mosnjohjes së shtetësisë së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me çka janë duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësin  e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit”.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Bashkëpunimi dhe investimi në fushën e bujqësisë në Shqipëri dhe në Maqedoni e Veriut në Malin e Zi ku prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova jo vetëm që eksportojnë po  ato apo importojnë rreth vendeve po edhe kanë bartur edhe një pjesë  të aktiviteteve të tyre prodhuese dhe përpunuese dhe është tregues i qartë i potencialeve të mëdhenj zhvillimor që kanë bashkëpunimet ndërkombëtare. Duhet të punojmë së bashku që zonat kufitare posçarëisht ato malore, ku vështirësitë e ushtrimeve të aktivitetve bujqësore janë më të mëdha se sa në zonat e ulëta të gjejnë fund të bashkëpunimit kufitar ndërmjet fermerëve dhe në të dy anët kufitare. Këtë vit ka qenë jashtëzakonisht shumë në sektorin e bujqësisë pavarësisht sfidave të mëdha klimatike të cilët jemi përballur po në këtë rast flas për suksesin e jashtëzakonshëm që ne kemi pasur mes partneriteteve ndërkombëtare ku janë mbi 26.4 milionë që ne kemi siguruar investime në sektorin e bujqësisë në vitet e ardhshme”.

Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, tha se duhet që potikat të orientohen në marrjen e masave të veçanta me qëllim të shfrytëzimit të potencialit ekonomik në zonat  si Bjeshkët e Sharrit që gjenden në trekëndëshin kufitare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Si qëllim kryesor është eksplorimi i potencialit për bashkëpunim ndërkufitar veçanërisht në zonat ndërkufitare ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedoni së veriut me qëllim  të nxitjes të zhvillimit ekonomik në zonat rurale. Kryesisht bashkëpunimet ndërshtetërore kanë të bëjnë me politika më të larta të niveleve të ndryshme, një konferencë e tillë do të na shërbej si një nxitës që të orientohen politika edhe të merren masa të veçanta me qëllim të shfrytëzimit të potencialit ekonomik në këto zona ku mund me përmend zonën e Bjeshkëve të Sharrit e cila gjendet në trekëndëshit kufitare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut është një potencial i jashtëzakonshëm për  produkte të malit edhe sigurisht edhe për produkte të tjera që kultivohen në këto zona.”

Mustafë Kastrati nga GIZ Kosova, tha se bashkëpunimi është i nevojshëm në krijimin e një koncepti të përbashkët strategjik në aspekt të këmbimit të përvojave, raporton EO.

“Nevoja për bashkëpunim ndër kufitar është një nevojë emergjente domosdoshmëri këtu siç e potencoi ministrin Peci që për shkak të madhësisë së sektorëve të riorganizimit, duhet të bashkëpunojmë dhe të krijojmë një koncept të përbashkët strategjik në aspekte të këmbimit të përvojave në aspekte të bashkëpunimit të përballimit të sfidave në aspektin global. Në kuadër të organizatës qeveritare gjithmonë në sektorin e bujqësisë është një prioritet i veçantë dhe falënderoj Ministrinë e Bujqësisë për besimin dhe bashkëpunimin intensiv që në 2 vitet e fundit”.

Rruga Press

YouTube player